Votra

Mirëseerdhët në faqen e Shoqatës Martin Camaj! Shoqatën tonë, më 1993, e themeluen nxanësa dhe miq të shkrimtarit dhe gjuhëtarit Martin Camaj. Camaj asht nji klasik modern i letërsisë shqiptare, poezia e tij asht ndër majat ma të nalta të letrave shqipe. Albanologu dhe gjuhëtari Martin Camaj ka kenë me nam ndërkombëtar.

Synimi ynë

Synimi i Shoqatës Martin Camaj asht përkrahja e shkëmbimit kulturor dhe ndërmjetësimi mes kulturave shqiptare dhe gjermane.

Shoqata ka për qëllim sidomos me u përkujdesë për veprën letrare të Camajt dhe me i përhapë veprat e tij. Gjithashtu e ndjek objektivin me e përkrahë përhapjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare dhe me e mbështetë hulumtimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Qëllimet në fjalë shoqata i realizon kryesisht me anë të ligjeratave dhe mbramjeve letrare si dhe me kontribute financiare për botimin e librave.

 

Në faqet tona gjeni informata për jetën dhe veprën e Martin Camajt, tekste letrare dhe statutin e shoqatës.

Martin Camaj Gesellschaft e.V.
Tiefenweg 3
83661 Lenggries